Peja fiton ndaj Rahovecit në Ligen Ballkanike

Derbin kosovar në Ligën Ballkanike e ka fituar Peja, që në palestren ‘Karagaçi’ ka mundur Rahovecin me rezultat 77:54.

Kjo ishte ndeshja e tyre e parë në grupe, ku pejanët u rikthyen pas dy vitesh në BIBL, derisa kjo është pjesëmarrja e parë për vreshtarët në këtë ligë.

20:12, 17:8, 20:10).

Mysafirët e fituan çerekun e parë 20:24.

Kurse vendasit arritën që shpejt t’i marrin gjërat nën kontroll duke i fituar tre çerekët tjerë.

Kjo ishte fitorja e parë për pejanët dhe humbja e parë për rahovecasit në Ligën Ballkanike.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, Malcolm Armsted me 13 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, Jordan Martin dhe Beqë Kovaqi me nga 12 pikë dhe Jamicheal Morgan me 11 pikë.

Te Rahoveci më i miri ishte Arian Qallaku me 21 pikë e gjashtë kërcime.