Peja fiton me lehtësi ndaj Lipjanit

KB Peja ka shënuar fitore të lehtë ndaj KB Lipjanit, me rezultat 108-71, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke rrëmbyer një fitore të merituar.

Vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 37-20.

Edhe çerekun e dytë Peja e fitoi pa ndonjë problem me rezultat 23-17.

Po ashtu edhe dy çerekët e fundit ishin formalitet të cilët i fituan verdhëzinjtë pa problem, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 108-71.

Nigel Johnson shënoi 17 pikë për vendasit, derisa 15 shtoi Henrik Shirko, kurse Drilon Hajrizi kishte 10 pikë e 15 kërcime.

Ndërsa te Lipjani u dallua i zakonshmi Tamas Bruce me 27 pikë.

Peja tani ka 12 fitore dhe tetë humbje.

Ndërkaq Lipjani një fitore dhe 20 humbje.