Paulo Dybala tregon vështirësitë e tij me coronavirusin

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, kishte rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit me 21 mars.

Argjentinasi ishte infektuar me coronavirus së bashku me të dashurën e tij Oriana Sabatini.

Te Juventusi, po ashtu janë prekur me COVID-19, edhe Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi.

Dybala, ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Argjentinës për vështirësit e tij me coronavirusin.

“Kisha një koll të keq, u ndjeva i lodhur dhe kur flija ndjeja të ftohtë. Në fillim, nuk mendoja se çfarë mund të jetë, por i ndodhi dy bashkëlojtarëve të mi dhe unë isha i treti”, ka thënë Dybala.

Argjentinasi ka treguar i duheshin vetëm pesë minuta stërvitje që të lodhej e të mbetej pa frymë.

“Kishim kokëdhembje, por këshillohej të mos merrje gjë. Klubi na dha vitamina dhe me kalimin e kohës u ndjemë më mirë. Është psikologjike. Frikësohesh në fillim, por është në rregull tash. Këto ditë nuk kemi pasur simptome. Unë lodhesha shpejt. Doja të stërvitem, por pas pesë minutave ngelja pa frymë. Atëherë e kuptova se diçka nuk ishte në rregull dhe testet treguan se isha pozitiv me virusin. Shumë njerëz po vdesin çdo ditë, gjërat janë shumë keq. Nuk është gënjeshtër, duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka treguar Dybala.

 

 Paulo Dybala diagnostikohet me coronavirus