Patson Daka bëhet futbollisti i parë nga Zambia që shënon hat-trick në një garë europiane

Leicesteri sonte e ka mposhtur Spartakun e Moskës me rezultat 3-4, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Skuadra angleze fitoi falë katër golave nga sulmuesi nga Zambia, Patson Daka.

23 vjeçari është bërë futbollisti i parë nga Zambia që shënon hat-trick në një garë europiane.

Ai po ashtu në vikend u bë futbollisti i parë nga Zambia që shënon gol në Premierligë.