Pas pensionimit Federata Botërore e Xhudos i kushton një lajm Majlinda Kelmendit

Federata Botërore e Xhudos i ka kushtuar një artikull të veçantë, xhudistës Majlinda Kelmendit pas pensionimit të saj këtë të hëne.

“Tashmë është bërë e ditur se Majlinda Kelmendi doli në pension pasi mbylli faqen e fundit të karrierës së saj të pabesueshme, pas Olimpiadës së Tokios verën e kaluar. Të tridhjetat mund të duket e parakohshme për ata që nuk e njohin botën e sportit të nivelit të lartë, por pas grumbullimit të të gjithë titujve të mundshëm dhe të imagjinueshëm, kampionia kosovare meritoi të bënte një hap prapa”, thuhet në komunikatën e Federatës Botërore të Xhudos.

Në artikull është folur edhe për ceremoninë që Republika e Kosovës i ka organizuar xhudistes Kelmendi.

“Për të festuar sa më mirë largimin e heroinës së tyre kombëtare dhe për të shënuar kalimin nga sportist në trajner, Kosova, nën udhëheqjen e Presidencës së Republikës, organizoi një ceremoni madhështore, e cila u zhvillua në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë”, thuhet tutje në artikullin e publikuar nga Faqja Zyrtare e Federatës Botërore të Xhudos.

Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili nuk ka mundur të jetë fizikisht i pranishëm në Prishtinë, i ka dërguar një video mesazh Majlindës, duke nënvizuar karrierën e saj të jashtëzakonshme dhe atë që ka sjellë në xhudo. Më pas ai i ka uruar suksese dhe lumturi për të ardhmen.

Këtu mund ta lexoni artikullin e plotë.