Pas 7 ndeshjeve Werderi i Rashicës gjen rrugën e fitoreve

Werder Bremeni ka shënaur fitore si mysafir ndaj Freiburgit, pas shtatë ndeshjeve në Bundesligë me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 27-të.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i krahut Leandro Bittencourt në minutën e 19’ pas asistimit të Klassenit.

Sulmuesi kosovar Milot Rashica ka luajtur 82 minuta në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Werder Bremen mbetet në vendin e 17-të me 21 pikë.