Partizani-Tirana sonte në ‘Air Albania’, kështu përfunduan 5 ndeshjet e fundit

Sonte në fillim prej orës 19:45 në stadiumin ‘’Air Albania’’ do të zhvillohet derbi në mes të Tiranës dhe Partizanit në kuadër të kategorisë superiore shqiptare në futboll.

160 është numri i dueleve në mes të Tiranës dhe Partizanit. Prej 160 ndeshjeve të zhvilluara, Partizani ka 68 fitore, ndërsa Tirana 42. 50 ndeshje të tjera kanë përfunduar pa barazim.

Në pesë takimet e fundit , Partizani ka dy fitore , ndërsa tre ndeshje tjera kanë përfunduar pa fitues.

Tirana gjendet në pozitën e parë me 11 pikë të grumbulluara pas pesë xhirove, ndërsa Partizani gjendet në pozitën e tetë në tabelë, me katër pikë të grumbulluara.

Këtë edicion Tirana nuk e ka shijuar ende humbjen, ndërsa Partizani pas 5 xhirove ende nuk ka fituar asnjë ndeshje.