Partizani e shkarkon trajnerin pas humbjes nga Tirana (FOTO)

Kanë mjaftuar dy humbje radhazi në Superligën e Shqipërisë, që të shkarkohet trajneri i Partizanit.

Partizani të premten e humbi derbin e kryeqytetit nga Tirana me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje Partizani pozicionohet në vendin e tretë me 25 pikë pas 15 xhirove.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Partizanit:

NJOFTIM -Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.