Parisi triumfon ndaj Dijonit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0-4, në kuadër të xhiros 27-të në Ligue 1.

Moise Kean shënoi për 0-1, në minutën e 6’.

Kylian Mbappe e dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 32’.

Për 0-3, shënoi përsëri Mbappe në minutën e 51’.

Mesfushori portugez Danilo shënoi për 0-4, në minutën e 82’.

Pas kësaj fitoreje PSG pozicionohet në vendin e dytë me 57 pikë.

Kurse, Dijoni në vendin e fundit me 15 pikë.