Parisi mposht Bayernin në ‘Alianz Arena’

Parisi ka shënuar fitore me rezultat 2-3, ndaj Paris Saint-Germain, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappe i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 3’ pas asistimit të Neymarit.

Parisienët e dyfishuan epërsinë në minutën e 28’ me Marqëuinhos pas një asistimi maestral nga Neymar.

Choupo-Moting e ngushtoi epërsinë në minutën e 37’.

Bayerni e barazoi rezultatin në minutën e 60’ me Thomas Mullerin.

Golin e fitores për francezët e shënoi Mbappe në minutën e 68’.

Bayerni në këtë ndeshje i pati plotë 31 goditje, 12 prej tyre brenda portës.

Kurse, Parisi i pati gjashtë në total, katër në portë e tri prej tyre i shndërroi në gola.

Ndeshja e kthimit luhet në Paris më 13 prill.