Paris Saint-Germain fiton me lehtësi ndaj Nices (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të lehtë ndaj Nices me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.

Kylian Mbappe i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38’ nga penalltia.

Për 0-2, shënoi Di Maria në fundin e pjesës së parë.

Qendërmbrojtësi brazilian Marquinhos në minutën e 66’ shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitoreje PSG pozicionohet në vendin e tetë me gjashtë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.