Paratici: Shpresojmë që Higuaini të qëndrojë në Juventus

Gonzalo Higuain e ka rigjetur vetën e tij prej rikthimit në Juventus nga huazimi nga skuadra e Chelseas.

32 vjeçari nga i ka shënuar tetë gola dhe tetë asitime nga 34 ndeshje në këtë sezon më Juventusin.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për pozicionin e Gonzalo Higuainit.

Paratici ka thënë se dëshirojnë qëndrimin e Higuainit te “zonja e vjetër” deri në përfundimin e sezonit 2020/2021.

“Kur ai u largua, ai ishte shumë i shqetësuar në përgjithësi. Ai është një djalë shumë i ndjeshëm. Ne jemi të lidhur me të, ai po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, kështu që shpresojmë të vazhdojë me ne për vitin që mbetet në kontratë”, ka thënë Paratici.

Paratici ka folur edhe për mundësinë e shkëmbimit Pjanic – Arthur, duke konfirmuar se janë në bisedime. Ai po ashtu, ka konfirmuar që Buffon, Chiellini dhe Dybala janë afër nënshkrimit të kontratave të reja.

“Sa i përket shkëmbimit Pjanic-Arthur, ne gjithmonë flasim mes klubeve të mëdha, jo vetëm shkëmbimeve. Tani jemi në një moment bisedimi. Rinovimet – “Buffon dhe Chiellini janë afër marrëveshjes, madje edhe me Dybala ne po flasim, tani ka qenë kjo situatë që ndërpreu negociatat. Mbi lojtar të ri ? Ka shumë lojtarë të mirë, për shembull Chiesa, Tonali, Castrovilli”, ka deklaruar Fabio Paratici.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!