Para ndeshjes kundër Benficas, Xavi pranon një lajm të mirë

Barcelona sonte do të përballet kundër Benficas në kuadër të xhiros së pestë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka marrë një lajm të mirë.

Ousame Dembele dhe Sergino Dest, që ishin të lënduar, do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme.

Në listën e publikuar nga Barcelona për këtë ndeshje në 23 futbollistët e ftuar shihet edhe prezenca e këtyre dy futbollistëve që janë rikthyer nga lëndimi.

Dembele këtë sezon nuk ka arritur që të ketë shumë paraqitje ndërsa Dest u lëndua me 30 tetor kundër Alaves dhe tashmë është rikuperuar se pritet të jetë i gatshëm.

Barcelona-Benfica zhvillohet sonte nga ora 21:00.