Paqueta po kërkohet nga Fiorentina dhe Benfica

Lucas Paqueta nuk pritet ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Milanit.

Mesfushori brazilian pritet të ndryshoj ambient në merkaton e verës.

Fiorentina dhe Benfica, kanë hyrë në garë për mesfushorin brazilian.

Sipas Tuttosportit dhe Sky Sport Italia, Fiorentina dëshiron huazimin e Paquetas për dy vite me opsion blerje në vitin 2022.

Po ashtu edhe klubi portugez, Benfica ka pyetur për çmimin e mesfushorit brazilian, por duke e pasur parasysh krizën e krijuar nga coronavirusi, dëshiron zbritje.

Milani dëshiron Florentino Luisin nga Benfica, dhe kjo është një arsye pse Paqueta mund t’i bashkohet klubit portugez.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!