Pamje fantastike të fushës në stadiumin Fadil Vokrri’ para ndeshjes ndaj Anglisë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës të enjtën do të përballet me Çekinë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, në stadiumin “Doosan Arena” në Plezen prej orës 20:45.

“Dardanët” do ta luajnë edhe një ndeshje si vendas për këto kualifikimeve, atë ndaj kombëtares së Anglisë.

Për këtë ndeshja janë duke u bërë përgatitje maksimale që çdo gjë të jetë në rregull.

Përgatitje intensive janë duke u bërë edhe për rregullimin e fushës “Fadil Vokrri” që të jetë në mënyrë sa më të mirë.

KALLXO.com, sjellë foto nga fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” që duket për mrekulli para ndeshjes ndaj Anglisë.

Meritat për gjendjen përfekte të fushës e kanë punëtorët të cilët e mirëmbajnë fushën.

Veton Makolli, përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës ka treguar se fusha është në gjendje përfekte për ndeshjen e së dielës.

Kosovë –Angli, luhet të dielën prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.