Padia kundër FSHF-së, Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Bashkisë

Gjykata e Tiranës këtë të enjte i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, ka ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka raporton Top Chanel.

Disa ditë më parë, shtëpia e Armad Dukës ishte sulmuar me tritol nga persona të panjohur.

I pari i Federatës së Futbollit Shqiptar kishte thënë se kamerat e sigurisë e kishin kapur momentin e vendosjes së eksplozivit.

Duka kishte marrë përkrahje nga Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Disa ditë pas sulmit, Policia e Shtetit të Shqipërisë kishte arrestuar një person të dyshuar.