Pa fitues mbyllet derbi mes Prishtinës dhe Dritës

Derbi i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, ka përfunduar pa fitues me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e mesfushorit Endrit Krasniqi në minutën e 6’.

Drita e barazoi rezultatin në minutën e 80’ me Astrit Fazliun.

Pas kësaj fitoreje Drita mbetet lidere në Superligë me 65 pikë, katër më shumë se Gjilani që pozicionohet në vendin e dytë.

Prishtina mbetet në vendin e katërt me 58 pikë.