
Ozil edhe zyrtarisht lojtar i Fenerbahçes
Fenerbahçe e ka zyrtarizuar transferimin e Mesut Ozilit nga Arsenali.
Ishte vet futbollisti turko-gjerman që para disa ditësh e konfirmoi transferimin e tij te skuadra turke.
Ozil ka treguar se e ka ëndërruar transferimin e tij te skuadra e Fenerit.
Fenerbahçe e ka konfirmuar transferimin e Ozilit përmes Tëitterit.
“Është arritur një marrëveshje me Arsenal Football Club për transferimin e futbollistit profesionist Mesut Ozil në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit turk.
Mesut Ozil u paraqit për Arsenalin në 250 ndeshje duke i shënuar 44 gola dhe 71 asistime.
Club Statement
An agreement has been reached with Arsenal Football Club for the transfer of professional footballer Mesut Özil to our club. pic.twitter.com/sZav3YsTBC
— Fenerbahçe English (@Fenerbahce_EN) January 24, 2021