Qëndrim Guri. Foto: Kallxo.com

Olimpisti nga Ferizaj që punon për 200 euro në fabrikë të metaleve (VIDEO)

 

Që nga viti 2008, kur Qëndrim Guri kishte nisur të merret me çiklizëm në vitin 2008, në klubin e çiklizimit “Kastrioti” në Ferizaj ka arritur të shpallet për shtatë vite radhazi çiklisti më i mirë i vitit dhe dy herë çiklisti më i mirë në Komunën e Ferizajt.

Ai u përzgjodh që të përfaqësonte Kombëtaren e Kosovës në çiklizëm në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016.

Pasi e kishte përfunduar pjesëmarrjen në garën 250 kilometra të cilën nuk kishte arritur ta përfundojë me 6 gusht të vitit 2016.

Por, çiklisti ferizajas ishte goditur nga një veturë teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”, autostrada më e madhe në zonën perëndimore të Rios.

Qëndrim Guri. Foto: Kallxo.com

Në aksident Qëndrim Guri ishte përplasur me kokë për toke, e si pasojë pati tre dhëmbë të shkulur një dhëmb të thyer dhe e kishte lënduar nofullën e sipërme.

Guri në një rrëfim për KALLXO.com, ka treguar për aksidentin e tij, dukë thënë se në Rio e kanë trajtuar mirë, por thotë se në Kosovë e kanë lënë anash duke mos i ofruar mbështetje financiare.

“Në Rio ka qenë trajnimi shumë i mirë mjekësor. Por kur erdha në Kosovë atje e bërën vetëm riparimin e dhëmbëve të mi që isha i aksidentuar. Kur erdha në Kosovë, këtu askush nuk u përkujdes për mua që do të thotë më kanë lanë anash si financiarisht, si moralisht si për çdo gjë tjetër”, tregon Qëndrim Guri.

Trofetë e Qëndrim Gurit. Foto: Kallxo.com

26 vjeçari tregon se mjetet për shërimin e tij i ka paguar vet, pasi thitë se nuk i ka ndihmuar askush.

“Pas aksidentit e bëra shërimin me mjete të mia financiare. Kam filluar të punoj, por është problem me e mbajtë një punë pas atij aksidenti se askush nuk të thotë ‘hajde puno edhe rri’, me të thanë të drejtën s’po muj me punu se ka qenë shumë aksident i rëndë”, rrëfen Guri.

Guri rrëfen se tash është duke punuar me një rrogë të vogël, e ku po ka vështirësi që t’ia ndalë mbanë për ta mbajtur familjen e tij.

“Tash jam tu u mundu me një rrogë prej 220 eurove, 200 deri në 220 euro një rrogë me mbajt familjen. Tashti as s’po muj me e kuptu, as s’po muj me e mbajt familjen me një rrogë 220 euro, kurse Komiteti Olimpik, Federata as komuna as askush asnjë mbështetje edhe pse isha kampion absolut i Kosovës, nuk po i intereson askujt asgjë, më kanë lënë anash për çdo sen”, tregon Guri i mërzitur.

Qëndrim Guri. Foto: Kallxo.com

Ai është duke punuar në një fabrikë të metaleve në Ferizaj, punë e cila kërkon forcë fizike e të cilën Guri nuk mund ta bëjë pas lëndimit të rëndë që e pësoi në Brazil.

“Punoj në një fabrikë të konstrukteve të metaleve në Ferizaj, është një punë e lodhshme, por në bazë  të shoqërisë në bazë të drejtorëve aty që janë nuk më angazhojnë në punë të rënda, nuk me lënë me punu shumë fizikisht, më angazhojnë më shumë nëpër vetura veç sa mos me m’lanë me punu rëndë se e dinë se qysh jam kanë dhe në çfarë gjendje kam ardhë me punu për 200 euro”, tregon ai.

Guri thotë se është e rëndë për të që ta shohë dikë duke u stërvitur e ai vet nuk mundet.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme kur e sheh dikë tu stërvit ose tu bo garë diçka thu vet të isha edhe njëherë”, përfundoi shatë herë kampioni i Kosovës.

Por Avni Nuha, Kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, thotë se i kanë ofruar ndihmë. Bile ai vet thotë se e ka dërguar te një stomatolog në Ferizaj, që t’ia rregullojë dhëmbët, por çiklisti, sipas tij, nuk ka pranuar.

“Nuk është e vërtetë që në si federatë nuk i kemi ndihmuar Qëndrimit. Me 6 gusht 2016 ai ka përfunduar aktivitetet në Lojërat Olimpike ndërsa aksidenti i tij ka ndodhur më 14 gusht. Unë personalisht i kam thënë të shkoj t’i rregullojë dhëmbët te një stomatolog në Ferizaj për hir të humanizmit, për hir të shpirtit sportistit, për hir që jam trajner i tij sikurse nuk i lë asnjë sportist nga Ferizaj apo Kosova por po flas për sportistin që i ka ndodhur rasti. Ai ka qenë dy apo tri herë dhe ka hënë se nuk po i pëlqen si mjek. I kam thënë se ai është mjeku me i mirë në Ferizaj dhe pastaj kam dëgjuar se nuk ka shkuar më ai”, ka thënë Avni Nuha për Kallxo.com.

Qëndrim Guri. Foto: Kallxo.com

Nuha i cili është edhe trajner i çiklizmit, ka thënë se Guri e ka refuzuar ftesën në gala mbrëmjen e cila ishte mbajtur në kryeqytet, pasi aty ia kishin ndarë 500 euro gurit.

“Komiteti Olimpik i Kosovës në muajin nëntor apo dhjetor e ka ftuar zyrtarisht ne gala mbrëmje dhe aty iu ka dhënë shuma prej 500 euro. Presidenti i Komitetit Olimpik e ka thirrë dhe ai e ka kundershtu ardhjen e tij”, tregon Nuha.

Avni Nuha po ashtu ia ka thënë për KALLXO.com, se në total Qëndrim Guri për lëndimin e tij i ka marrë 1,750 euro, prej tyre 1,250 euro nga Komuna e Ferizajt dhe 500 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Qëndrim Guri. Foto: Kallxo.com