Nuhiu pas fitores ndaj Llapit: Kjo fitore më plotëson mua si trajner dhe më jep besim për ndeshjet e radhës

Drita ka shënuar fitore të vështirë ndaj Llapit me rezutlat 1-2, në Podujeve, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligë.

Pas kësaj fitoreje ka folur trajneri i kësaj shkuadre, Ardian Nuhiu, duke thënë se është i lumtur për fitoren pasi kishin punë me një kundërshtar të vështirë.

“I lumtur me këtë fitore për faktin sepse kishim të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë dhe me individ cilësor brenda skuadrës”, ka thënë Nuhiu.

Ai ka potencuar se kjo fitore e plotëson atë si trajner dhe i jep besim për ndeshjet e radhës.

“Futbollistët treguan karakter dhe vendosshmëri të madhe për ta fituar ndeshjen. Kjo fitore më plotëson mua si trajner dhe më jep besim për ndeshjet e radhës”, deklaroi Nuhiu për “Art Sport”.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës luajnë Trepçës ’89 si mysafir.