Nuhiu: Nëse nuk e mbrojmë titullin do jetë dështim

Drita ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e kampionit duke barazuar me rezultat 1-1, ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se do të ishte dështim për ta nëse nuk arrijnë ta mbrojnë titullin e kampinit. Ai ka thënë se Drita do të luftojë deri në fund të kampionatit duke mos u dorëzuar për tri ndeshjet e fundit të sezonit.

“Po do të thoja që është një dështim nëse nuk arrijmë ta mbrojmë titullin kampion, pasi që ky ishte objektivi ynë nga fillimi i kampionatit dhe për këtë e mbajë unë si kryetrajner përgjegjësinë. Luajtëm më mirë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Përderisa do të ketë gjasa matematikore ne do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin kampion”, deklaroi Nuhiu.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, kurse në xhiron e ardhshme e pret në shtëpi Ballkanin.

Munishi pas barazimit ndaj Dritës: Iu tregova se kush është baba