Nuhiu: Kemi dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe pjesën e dytë

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 0-0, në derbin e qytetit ndaj Gjilanit, ndeshje e cila luhet në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar se e kanë dominuar ndeshjen ndaj Gjilanit dhe nuk është i mërzitur me barazimin.

“Sot nuk mërzitem aspak që nuk fituam, pasi që kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Kemi dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe pjesën e dytë, por thjeshtë nuk arritëm të realizojmë.Në momentin kur skuadra luan mirë, atëherë pa diskutim që fitoret do të vijnë”, ka thënë Nuhi për “ArtSport”.

Nuhiu ka shtuar se në pjesën e dytë nuk patën rënie të tempos së lojës.

“Në pjesën e dytë nuk patëm rënie, por edhe kundërshtari ishte i fortë. Por, ne nuk e lejuam Gjilanin të krijojë ndonjë rast dhe i patëm mundësitë tona në fund, por nuk ia dolëm”, shtoi ai