Nuhiu i kënaqur me rezultatin, përgëzon lojtarët
22.7.2021 - 23:25
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.
Ai ka thënë se paraqitje të mirë kërkojnë që të bëjnë edhe në Holandë në ndeshjen kthyese.
“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.
Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në Holandë.