Nuhiu i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës

Drita ka marrë një pikë të vlefshme për titullin e kampionit duke barazuar me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë me rezultat 1-1.

Trajneri i gjilanasve Ardian Nuhiu ka mbetur i kënaqur me rezultatin dhe lojën e treguar nga lojtarët e tij.

“Mendoj që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagoj mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim. Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur të fitojmë”, ka deklaruar Ardian Nuhiu.

Ardian Nuhiu ka thënë se kanë mundur të shënojnë edhe golin e fitores ndaj Prishtinës.

“I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, ka thënë Ardian Nuhiu për Super Sport Kosova.

Në xhiron e radhës Drita luan derbin ndaj Gjilanit i cili është i pozicionuar në vendin e dytë katër pikë më pak se “intelektualët”.

Armend Dallku flet pas barazimit ndaj Dritës