Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji

Nora garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë duke mposhtur në finale xhudisten gjeoergjiane, Eteri Liparteliani.

Gjakova mposhti Lipartelianin me Ëaza – Ari.

Gjakova deri në finale i shënoi katër fitore, të gjitha me IPPON.

Për Norën është medalja e dytë këtë vit në garat e nivelit më të lartë. Në Mastersin në Doha ishte e treta, më 11 janar.

Në dy ditët e ardhshme për Kosovën në Tbilisi do të garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Medalje të tjera priten.