Një rast pozitiv me coronavirus te Parma

Skuadra e njohur italiane, Parma ka njoftuar se një anëtar i ekipit të parë të klubit ka rezultuar pozitiv në testet për COVID-19.

Parma përmes një komunikate të lëshuar për media ka thënë se i prekuri me virus nuk po shfaq simptoma dhe është vetizoluar.

I prekuri me coronavirus te Parma nuk është lojtar.

“Parma Calcio 1913 raporton se në raundin e fundit të testimeve, ka dalë një rast pozitiv për COVID-19. Bëhet fjalë për pjesëtar të stafit të ekipit të parë. Personi në fjalë, që është plotësisht pa simptoma, është izoluar në përputhje me udhëzimet”, thuhet në njoftim.

Skuadra italiane ka njoftuar se rezultatet e testimit të tjerëve ka dalë negativ.

Parma ndeshjet do t’i zhvilloj normalisht deri në përfundim të këtij sezoni.