Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës lidhur me transferimet e futbollistëve

Tifozët e Barcelonës tashmë mund të jenë të lumtur pasi të simpatizuarit e tyre, mund të transferojë futbollistë të ri gjatë merakos dimërore dhe verore.

Kjo është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i Barcelonës në një konferencë për media raporton sport.es.

Ai thotë që Barcelona mund të transferojë lojtarë në merkaton e dimrit dhe atë të verës.

“Me sa duket, Barcelona mund të nënshkruajë në janar. Në janar dhe në verë. Duhet të shikojmë me kujdes se si mundemi”, tha ai.

Po ashtu drejtori ekzekutiv i Barcelonës ka folur edhe për situatën e Ansu Fatit dhe Osuame Dembele.

“Ansu Fati është lënduar dhe nuk është në stërvitje një javë para ndeshjes kyçe kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve”.

Ndërsa sa i përket Osuame Dembele ai thotë që kontrata e tij skadon në fund të verës dhe pastaj do të shikohet nëse Dembele do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.

“Duhet të shikojmë mirë nënshkrimet dhe rinovimin e Dembeles, sigurisht. Ndoshta do të marrim pak më shumë”, është shprehur drejtori ekzekutiv i klubit të Barcelonës.