Një garë për titull ndërmjet Man United dhe Liverpool do të ishte e mirëseardhur për futbollin anglez

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që nga viti 1997, kur dy klubet më të mëdha të Premier Ligës angleze janë pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë në fund të vitit. Viti që lëmë pas, i la dy rivalët e përbetuar, Liverpool dhe Manchester United, njërin pranë tjetrin në tabelën e elites së futbollit anglez. 

Beteja për dominimin e futbollit anglez mund të jetë hyrja në një kapitull të ri. Ndoshta, vetëm ndoshta, Liverpool dhe Manchester United janë në prag të nisjes së një rivaliteti dhe grindjeje për kreun e tabelës, shkruan Telegraf

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që nga viti 1997 që këto dy klube të mëdha të Anglisë Veriore, me vetëm 48 km larg njëra-tjetrës, të jenë futur në vitin e ri duke u pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë në Premier Ligën angleze. Atëbotë, pra në vitin 1997, Liverpool kryesonte tabelën mirëpo në fund të sezonit pati rënë në vendin e katër ndërkohë që United kishte fituar titullin me vetëm 75 pikë. Titulli i atëhershëm i Premier Ligës (para vitit 1992 Premier Liga quhej Divizioni i Parë i Ligës së Futbollit) i fituar nga Manchester United me 75 pikë mbetet numri më i vogël i pikëve me të cilat një klup anglez e ka fituar titullin e më të mirit atje.  

United është i pozicionuar në vendin e dytë përsëri këtë sezon ndërkohë që po  përgatiten të përballen me Aston Villan si nikoqir sot, e premtë, dhe kanë gjasa që të dalin në krye të tabelës me 33 pikë me ndonjë fitore të thellë me +9 gola aq sa është dallimi aktual mes golave ndërmjet Liverpool dhe United. Vetëm pak javë më parë, një hendek pikësh me këtyre dy ekipeve dukej i paimagjinueshëm për tu ngushtuar.   

Javë më parë United ishte me shumë pikë prapa Liverpoolit mirëpo rënia në formën e Liverpool-it në 4-5 xhirot e fundit  bëri të mundur që hendeku me pikëve të ngushtohet shumë. Në anën tjetër, United ka kontribuar në ngushtimin e këtij hendeku – një fitore sonte do të nënkuptonte se ata do të dilnin me nëntë pikë më mirë këtë sezon krahasuar me sezonin e kaluar në po të njëjtën kohë. 

Padyshim, një prej faktorëve kryesorë për ngecjen e Liverpool në pikë, ishin dëmtimet e shumta të lojtarëve. Në mënyrë të pazakontë, Liverpool ka barazuar katër nga gjashtë përballjet e tyre kundër ekipeve që janë të renditura në shtatëshen e fundit duke përfshirë dy përballjet të fundit Liverpool ndaj West Bromëich Albion dhe Newcastle United. 

Nga viti 1964 deri në vitin 2013, United dhe Liverpool i kanë ndarë 29 nga 49 tituj të kampionit, secili prej tyre duke shijuar një periudhë të gjatë dominimi. Vitet që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson në 2013 kanë qenë të vështira për United dhe ngushëllimi i tyre i vetëm deri sa Jurgen Klopp u bë menaxheri i Liverpool për të rifituar titullin në kampionat, ishte që Anfield nuk ishte shtëpia e ngritjes së trofeut, pasi që këtë e bënë Manchester City, Chelsea dhe Leicester City.

I është dashur kohë, por nuk ka dyshim që Liverpool tani është klubi i më i mirë në futbollin anglez dhe po ashtu edhe pretendenti kryesor per të fituar titullin përsëri. Liverpool është përsëri në krye të tabelës, mirëpo por ky rivalitet i hidhur shkon përtej një rivaliteti kësisoji.

Por, shtrohet pyetja, a mund të shpresohet për një ringjallje e kësaj lufte emocionale, një garë epike për titull midis dy klubeve më të mëdha në futbollin anglez? Në të vërtetë, ende është herët të flitet për një gjë të tillë. Edhe tifozi më i zjarrtë i United nuk do ta kishte parashikuar se ata sot do të ishin aq afër me Liverpoolin dhe akoma ekziston një ndjenjë brenda United që i bën ata të mos mund të besojnë se janë në vendin e dytë, duke mos e marrë parasysh faktin se me 17 janar do të përballën pikërisht me Liverpoolin  në Anfield.  

Sidoqoftë, tani mund të themi të paktën se United dhe Liverpool janë në garë me njëri-tjetrin për titullin. Në dy dekadat e fundit, Rafael Benitez është i vetmi menaxher i Liverpool që arriti të futet në garë direkte për titull me Manchester United. Në fund të sezonit 2008, Liverpool nën Benitezin ishte ne krye të tabelës ndërkohë që United nën Fergusonin ishte në vendin e tretë, para se United të arrijë ta fitonte kapionatin në fund  duke e lënë Liverpoolin si nënkampion me vetëm katër pikë prapa.

Që nga atëherë sfiduesit më të afërt për Liverpool dhe Manchester United kanë qenë City dhe Chelsea. Për shkak të mospërballjes direkte për kreun e tabelës, edhe armiqësia mes këtyre dy klubeve rivale ka mbetur e padëmtuar. Megjithatë, rivaliteti mes tyre ka vazhduar të jetë një ndeshje inati – me incidente të tilla si ajo ndërmjet Luis Suarez dhe Patrice Evra dhe, fatkeqësisht, vazhdimi i talljeve urrjetëse në lidhje me tragjeditë që ka pësuar secili klub. 

Papritur, tani, ekziston mundësia që rivaliteti i ashpër mes tyre të mos jetë vetëm nga inati i ndërsjellë që këto dy ekipe e kanë me njëra-tjetërën. Dallimi i ngushtë i pikëve dhe titulli për më të mirin e Anglisë, mund ta ringjallë përsëri, jo vetëm inatin e madh por edhe rivalitetin historik ndërmjet ketyre dy ekipeve. 

Një rivalitet i përcaktuar nga pasioni dhe armiqësia më në fund mund të ringjallet këtë vit dhe mund të kemi një betejë që zgjon interesim të madh në Angli, për miliona tifozë futbolli atje por edhe për miliona tjerë në mbarë botën.