Nis punën Qendra Nacionale e Basketbollit

Një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës ka filluar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Ka filluar Qendra Nacionale e Basketbollit, ku janë përzgjedhur lojtarët me potencial për të ardhmen.

Në këtë Qendër janë grumbulluar 16 lojtarë të moshave 13-14 vjeç nga e gjithë Kosova.

Këta lojtarë do të mbikëqyren nga trajnerët ,Valentin Spaqi, Driton Obërtinca dhe Arben Krasniqi. Në vitin e ardhshëm do të fillohet edhe në konkurrencën e vajzave.

‘’Basketbollistët do të grumbullohen në Qendrën Social-Edukativo “Don Bosko” në Prishtinë. Ata do të stërviten dy herë në ditë gjatë pesë ditëve të javës, kurse në fundjavë do të luajnë në klubet e tyre’’ thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit.

Ky është një projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, ku do të grumbullohen lojtarët/et me potencial për të ardhmen, e më pas do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës.

Basketbollistët që dalin nga Qendra Nacionale e Basketbollit do të jenë një ndihmë e madhe për të gjitha Përfaqësueset e reja të Kosovës, por edhe basketbollin e Kosovës.