Nga futsalli në Premier Ligë, udhëtimi si në përrallë i Max Kilman

Mbrojtësi i ekipit anglez Wolverhampton, max Kilman, nuk është i pari që vjen nga ekipet e vogla drejt e në Premier Ligë, por rrëfimi për të bën një përjashtim- ai është pjesë e ekipit kombëtar anglez në Futsall (futboll i vogël).

Kilman kishte bërë vetëm dy paraqitje në futbollin senior gjatë sezonit të kaluar por kontrasti mes tyre nuk mund të ishte më shumë i theksuar. E para ishte në xhiron e parë të National League në humbjen 3:1 ndaj Gateshead. Ndërsa ndeshjen e dytë e lujti për Wolverhampton në fitoren 1:0 ndaj Fulham, rezultat i cili i siguroi ekipit të tij vendin e shtatë në Premier Ligë.

Që nga atëherë ai ka luajtur për “ujqërit” në turneun aziatik të Premier Ligës kundër Manchester City-t ndërsa tani 22 vjeçari po shpreson se do të përfshihet më shumë në klubin që bën gara në Ligën e Europës.