Neymar mungon ndaj Leipzigut

Sulmuesi brazilian Neymar nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen ndaj Leipzigut që e zhvillon Paris Saint-Germain të martën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Neymar u lëndua në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” me Kombëtaren e Brazilit.

PSG ka njoftuar se në ndeshjen e nesërme nuk mund të llogarisë në të.

“Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Leipzigut. Ai ka pasur një problem muskulor dhe nuk ka arritur të rikuperohet për këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit.