Neville: Manchester United nuk e ka zëvendësuar Lukakun

Romelu Lukaku, prej largimit të tij nga Manchester United, është duke shkëlqyer te Interi, duke i shënuar 20 gola dhe 4 asistime nga 29 ndeshje në të gjitha garat.

Sulmuesi belg ka rilindur te italianët në këtë sezon nën udhëheqjen e Antonio Contes.

Por, ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe analisti sportiv i Sky Sport, Gary Neville, ka thënë se klubi anglez nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Lukakus.

“E kanë ditur prej muajsh të tërë që Sanchez dhe Lukaku do të largoheshin, por nuk nënshkruan me asnjë zëvendësues. Plot 9 muaj, 9 muaj dhe ende nuk ka një zëvendësues. Kjo gjë tregon qartë mënyrën si po vepron ky klub në merkato.Pa plan, pa një projekt afatgjatë, me para të tepërta të shpenzuara për lojtarë që nuk iu duhen. Fakti që United është në këtë pozicion, më bind që strategjia e tyre në merkato, është e gabuar”, ka thënë Gary Neville.