Nesër hidhet shorti për Ligën Unike

Të dielën nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurrencën e djemve dhe atë të vajzave.

Garat priten të nisin në javën e ardhshme, ka bërë të ditur Liga Unike.

Në konkurrencën e djemve do të garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa te vajzat, tri skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria.

Te meshkujt në këtë edicion do të garojnë: Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Prizreni 16 dhe Peja nga Kosova, kurse Teuta, Vllaznia, Tirana Neptun dhe Kamza nga Shqipëria.

Ndërkohë, te vajzat do të marrin pjesë: Penza, Prishtina dhe Bashkimi nga Kosova dhe Partizani, Tirana dhe Flamurtari nga Shqipëria.

Ne mes te ekipeve do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas do të zhvillohet faza e “play-off”-it.