Foto: Federata e Futbollit të Kosovës

Nesër grumbullohet Kosova për ndeshjet parakualifikuese të Botërorit

Nesër do të grumbullohet kombëtarja e Kosovës në basketbolli për dy ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023.

Dardanët më 20 shkurt në Prishtinë do të përballen me Islandën, derisa më 23 shkurt janë mysafirë të Luksemburgut në Grupin B, ku bën pjesë edhe Sllovakia.

Grumbullimi i parë është të hënën nga ora 10:00 ndërsa stërvitja zhvillohet në orën 18:00.

Përgatitjet do të vazhdojnë më pas në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të martën stërvitja do të jetë nga ora 10:30 dhe 18:00, të mërkurën nga ora 12:00 dhe të enjten nga ora 11:00.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos, ku janë ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12.

Ndeshja Kosova-Islanda zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.