Nëntë policë të lënduar, e 21 tifozë të arrestuar pas ndeshjes Marseille vs PSG

Tensionet në lojën Marseille – PSG pos në fushën e lojës, kanë vazhduar edhe pas përfundimi të takimit i cili u mbyll me rezultat 0-0. Në ndeshjen tensionuese, pati edhe një karton i kuq, me të cilin u ndëshkua futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi.

Megjithatë, Marseille nuk arriti ta shfrytëzoj epërsinë numerike në fushë pasi ndeshja përfundoi pa fitues.

Pas përfundimit të lojës, tifozët dhe policia u ndeshën mes veti e si pasojë u lënduan nëntë policë ndërsa 21 tifozë u arrestuan, nga të cilët 4 prej përfunduan në paraburgim raporton BFMTV.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e dielës ishte e javës së 11-të në kuadër të Ligës franceze të futbollit.

Pas këtij barazimi Marseille gjendet në pozitën e katër në tabelë me 18 pikë të grumbulluara por që ka një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa PSG mban kreun me 28 pikë.