Nënshkruhet marrëveshja për ligën e përbashkët të basketbollit Kosovë-Shqipëri

Edhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja për ligën e përbashkët në basketboll mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Liga e përbashkët do të quhet Liga Unike, e cila do të përbëhet nga tetë skuadra, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Gjatë ditës së sotme në Tiranë, në ora 19:00, u nënshkrua marrëveshja për forimimin e Ligës Unike Mes Kosovës dhe Shqipërisë.

KALLXO.com kishte raportuar më herët për forimimin e ligës së përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshjen e nënshkruan, Presidenti i FSHB-së Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, në praninë e Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshje mori pjesë edhe Presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel.

Basketboll: Zgjidhen anëtarët dhe kryetari i bordit të Ligës Unike