Nedved: Mourinho e dëshiroi transferimin tim te Interi

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka kujtuar kohën kur Jose Mourinho e dëshironte transferimin e tij.

Nedved për Tuttosport, ka kujtuar bisedën e tij me Jose Mourinhon në vitin 2009, kur trajneri portugez e kërkonte te Interi.

Ish-mesfushori i Juventusit, ia kishte bërë me dije Mourinhos se nuk do të transferohej te rivali i përbetuar i ‘bianconerëve’.

“Jose e dinte që unë isha i tërhequr shumë nga fitimi i Ligës së Kampionëve, sepse kurrë nuk e kisha fituar atë, por plani i tij nuk funksionoi. Ne nuk mundeshim të pajtoheshim. Unë do ta ndiqja atë në një klub të botës, por jo te Interi. Më të vërtet nuk mund ta bëja atë”, ka thënë Pavel Nedved për Tuttosport.

Kujtojmë se Jose Mourinho e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2010 me Interin.