Në xhiron e dytë në Ligën e Kampionëve priten duele interesante

 

Nesër dhe Pasnesër në xhiron e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve pritet të zhvillohen shume ndeshje interesante.

Të martën në program janë dy ndeshje interesante. Në Francë PSG pret ekipin anglez Manchester City në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante. Në Itali, Milan i rikthyer në Ligën e Kampionëve pret në shtëpinë e saj ekipin e Atletico Madrit.

Të mërkurën po ashtu pritet të kemi edhe një tjetër duel interesant. Në Itali, ekipi i Juventusit pret ekipin në formë të Chelsea. Ndërsa në Angli Manchester United do të këtë një përballje të vështirë kundër Viarrealit. Këto dy ekipe herën e fundit janë takuar në kuadër të finales së Ligës së Evropës ku pas ekzekutimit të penalltive, Viarreallli  ishte shpallur kampion.

Të martën dhe të mërkurën dy duele nisin nga ora 18:45 ndërsa takimet tjera nisin nga ora 21:00.