Në Serie A do të luhen ndeshjet çdo ditë

Kampionati italian Serie A, do të nisë me 20 qershor, pa praninë e tifozëve, për shkak të rrezikut të krijuar nga coronavirusi.

Corrriere dello Sport, shkruan se ndeshje të Serie A, do të ketë çdo ditë duke filluar nga 20 qershori deri më 2 gusht.

Shumica e ndeshjeve priten të luhen në mbrëmje për shkak të temperaturave të larta që priten të jenë në Itali.

Ndeshjet të hënave do të luhen në orar prej orës 21:00.

Kurse ndeshjet të martën, të mërkurën dhe të enjten do të luhen në dy terminë, prej orës 19:00 dhe prej orës 21:00.

Të premten ndeshjet do të luhen prej orës 21:00.

Kurse në vikend të shtunën dhe të dielën, ndeshjet do të luhen në tre termine, 17:15, 19:30 dhe 21:45.