Në ‘Fadil Vokrri’, Kosova përballet me lojtarët e vendit ku lindi futbolli

Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë do të jetë ngjarja më e rëndësishme e ditës së sotme dhe historike pasi që Anglia është djepi i futbollit.

Dy kombëtaret do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të garës për kualifikimet për kampionatin Euro 2020.

Kosova dhe Anglia luajnë në grupin A.

Ndërkohë që Anglia ka siguruar kualifikimin, Kosovës i mbetet që kualifikimin ta kërkojë përmes Ligës së Kombeve.

Kjo është ndeshja e kthimit në kuadër të grupit.

Ndeshjen e parë e kishin fituar anglezët me rezultat 5-3. Në këtë ndeshje lojtarët e Kosovës kanë pasur një paraqitje të jashtëzakonshme.

Kosova mposhtet nga Anglia, lojë fenomenale e ‘dardanëve’

Lojtarët anglezë dhe udhëheqja e tyre kanë ardhur mbrëmë në Kosovë.

Atyre dhe tifozëve nga Anglia u është bërë pritje madhështore në Prishtinë.

Këtë e tha edhe trajneri i kombëtares angleze në një konferencë për media pas ardhjes në kryeqytetin kosovar.

Southgate: Na kanë pritur shumë mirë në Kosovë, mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme

Ndërsa, trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ndeshja me Anglinë është shumë e rëndësishme para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, të cilën nëse e mposht do t’I hapet rruga drejt kualifikimit në kampionatin Euro 2020.

Challandes: Ndeshja ndaj Anglisë shumë e rëndësishme para asaj me Maqedoninë (VIDEO)

Ndërsa, mediat britanike i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes me Kosovën dhe pritjes dhe respektit të paralajmëruar në Prishtinë.

Tifozët e Kosovës me mesazhe mikpritëse për Anglinë (Foto)

Gazeta “The Sun” ia ka kushtuar ballinën e saj pritjes së Anglisë që po i bëhet në Kosovë.

Gazeta e njohur angleze me ballinë speciale për zemërgjerësinë e tifozëve të Kosovës

Kurse, tifozët anglezë po e shijojnë qëndrimin në Kosovë, me mikpritjen dhe ushqimet e mira dhe të lira.

Tifozi anglez: Kosova vendi më i mirë, me 30 euro i kam pirë 20 birra dhe kam ngrën tri herë bukë

www.kallxo.com