Ndryshon renditja e Distria Krasniqit në ranglistën e botërore të xhudos

Sukseset për xhudisten Distria Kraniqi nuk kanë të ndalur. Pas medaljeve të siguruara në Portugali dhe Paris, Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të radhës.

Me vetëm dy gara në këtë vit, Distria Kraniqi është radhitur e 14-ta në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -52kg.

Fillimisht Distria para dhjetë ditësh e kishte fituar medaljen e artë në Grand Prix të mbajtur në Portugali, me ç ‘rast ajo u ngjit në pozitën e 22-të. Para asaj gare ishte e 38-ta në botë.

Ndërsa, pas medaljes së argjendtë të fituar të shtunën në Grand Slam të Parisit, Distria ka përparuar edhe për tetë pozita.

Po ashtu Distria Krasniqi në kategorinë -48kg gjendet në pozitën e parë.