Ndryshime në tabelë pas xhiros së 29-të në Superligë

Xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës është zhvilluar të mërkurën dhe të enjten.

Gjilani ka mposhtur Prishtinën duke e zbritur nga pozita e dytë në vendin e katërt.

Po ashtu Flamurtari pas kësaj fitoreje është ngjitur në vendin e gjashtë duke e zbritur Llapin në vendin e shtatë.

Pas xhiros së 29-të Drita vazhdon kryesimin në Superligë me 64 pikë, pesë pikë më shumë se Ballkani që pozicionohet në vend të dytë dhe gjashtë pikë më shumë se Gjilani që pozicionohet në vend të dytë.

Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 57 pikë, shtatë pikë më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë.

Ferizaj pas humbjes nga Drenica është me një këmbë në Ligën e Parë, duke u pozicionuar në vendin e 10-të me 26 pikë.

Kurse Trepça ’89 pas barazimit ndaj Vushtrrisë mbetet ën vendin e nëntë me 35 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.

Xhiroja e 30-të do të luhet në vikend.