Ndeshjet që hapin xhiron e dhjetë në Supërligën e Kosovës në Futboll

Sot nis xhiro e dhjetë e Supërligës së Kosovës në Futboll, ku pritet të zhvillohen tri duele mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohen në Drenas, ku ekipi i Ferronikelit pas humbjes 4 me 0 kundër Drenicës pret në shtëpi ekipin e Dritës.

Në kryeqytet Prishtina do të jetë nikoqir i Malishevës, ku Prishtina vjen në këtë sfidë pas disfatës së pësuar në fund të ndeshjes kundër Llapit.

Ndeshja e tretë që zhvillohet në kuadër të javës së dhjetë në BKT Supërligën e Kosovës në futboll është ajo në mes të Llapit dhe Ulpianës.

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00