Ndeshjet në Serie A mund të luhen me tifozë nga korriku

Situata e pandemisë së coronavirusit është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë në Itali.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka propozuar që tifozët të rikthehen në stadiume gradualisht.

Futbolli në Itali do të nisë me ndeshjet e Kupës së Italisë, prej 13 qershorit, kurse do të vazhdojë nga 20 qershori Serie A, pa praninë e tifozëve deri më 2 gusht.

Teatrot, kinematë, koncertet në ambientet e hapura kanë filluar të hapen në mënyrë graduale në Itali, kjo ka shtyrë krerët e klubeve që të kërkojnë kthimin e tifozëve nëpër stadiume.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i ka propozuar 19 drejtuesve të klubeve në Serie A, që të rihapen stadiumet për tifozë në mënyrë graduale nga mesi i korrikut, shkruan Fottball-Italia.

Ideja e hapjes së tribunave për tifozë është 10 për qind, duke u rritur deri në 25 për qind për këtë sezon.

Kërkesa e Agnellit, nuk është risi, pasi në Poloni, Rusi, dhe Serbi, janë duke planifikuar që të lejojnë hyrjen e fansave nëpër stadiume në mënyrë të kufizuar.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!