Ndeshje interesante në xhiron e dytë në Superligë

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës në futboll nisi më ndryshe, për shkak të aplikimit të sistemit të VAR-it.

Përveç sistemit të VAR-it, në xhiron e parë nuk munguan edhe befasitë nga skuadrat e sapo inkuadruara në Superligë, Ulpiana barazoi si mysafir ndaj Llapit, Dukagjini e ndali Ballkanin kurse, Malisheva e ndali Prishtinën, kampionen aktuale.

Xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës do të luhet të shtunën me dy ndeshje, dy të dielën dhe një të hënën.

Të shtunën, vëmendja pritet të jetë në stadiumin e Gjilanit në takimin mes Dritës dhe Llapit.

Drita takimin e parë e ka fituar me rezultat 2-1, ndaj Feronikelit, kurse Llapi nuk mundi ta marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Malishëvës.

Në pesë takimet e fundit Drita ka qenë superiore ndaj Llapit, duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Duke e marë parasysh cilësinë e vendasit, Drita, pritet të jetë favorite për t’a fituar këtë ndeshje.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Vigan Iberdemaj, asistent të tij do të jenë Imran Kabashi dhe Gzim Mehmeti, në dhomën e VAR-it do të jenë Alban Shala dhe Lumturije Muhadri.

Takimi tjetër i cili luhet të shtunën do të jetë ai mes Ulpianës dhe Malishëvës, dy skuadrave të cilat janë inkuadruar në këtë vit në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë.

Ulpiana befasoi duke ia marë një barazim të vlefshëm ndaj Llapit në Podujëvë.

Malisheva e nisi mirë sezonin duke barazuar me kampionen e Kosovës, Prishtinën, bile skuadra e sapo inkuadruar në Superligë ishte në epërsi deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një fakt interesant është se Ulpiana dhe Malisheva deri tani nuk janë takuar asnjëherë në Superligë, pasi Malisheva luan për herë të parë në Superligë.

Kjo ndeshje luhet në Suharekë, në stadiumin e qytetit, pasi stadiumi i Ulpianës në Lipjan nuk i plotëson kushtet për t’u luajtur kjo ndeshje.

Në këtë ndeshje fjalën kryesore do ta thotë gjyqtari gjilanas Valbon Hoxha, i asistuar nga Zgjim Rrahimi dhe Faton Jakupi.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Genc Nuza dhe Granit Hyseni.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Feronikelit dhe Gjilanit, të dielën nga ora 17:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli vjen pas një humbje në sekondat e fundit nga Drita, kurse Gjilani vjen pas një barazimi të vështirë ndaj Drenicës.

Në pesë takimet e fundit, Gjilani ka balancë më të mirë me dy fitore, kurse Feronikeli e ka vetëm një fitore, dy ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Të dy skuadrat në këtë sezon luajnë më synime të ndryshme, Feronikeli në luftë për mbijetesë pas krizës ekonimike që e ka kapluar skuadrën nga Drenasi, kurse Gjilani me synim të qartë për titullin e kampionit në krye me trajnerin Ismet Munishi.

Ndeshja kryesore e xhiro zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Mentor Ajeti i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në dhmën e VAR-it do të jenë Besofort Kasumi dhe Edmond Zeqiri.

Të dy skuadrat vinë pas barazimeve të befasishme në xhiron e parë dhe janë në kërkim të fitores.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave Prishtina i ka fituar tri ndeshje, ndërsa Ballkani dy takime. Nga rezultatet e pesë ndeshjeve, shihet se ky takim pritet të përfundojë me fitues.

Këtë ndeshje do ta drejtoj gjyqtari Dardan Çaka i asistuar nga Fatlum Berisha dhe bujar Selimaj. Në dhomën e VAR-it do të jenë Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj.

Ndeshja e cila do ta mbyll xhiron e dytë do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës, që luhet të hënën më 30 gusht në Klinë.

Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores, pasi në xhiron e parë kanë barazuar.

Në pesë takimet e fundit Drenica ka bilancë më të mirë duke i shënuar katër fitore, kurse Dukagjinit i ka takuar vetëm një fitore me rezultat minimal 1-0 më 17 mars të vitit 2021 në Kupën e Kosovës.

Gjyqtari kryesor në këtë ndeshje do të jetë Erdal Zasella, kurse asistent të tij Alban Ejupi dhe Arbnor Bullatovci. Në dhomën e VAR-it do të jenë Shpëtim Murtezi dhe Fatmir Sekiraqa.