Ndeshja Danimarkë – Finlandë do të vazhdojë nga ora 20:30

UEFA  ka konfirmuar se ndeshja Danimarkë – Finlandë do të vazhdojë nga ora 20:30, pas marrëveshjes së arritur nga të dy kombëtaret.

Minutat e pjesës së parë do të luhen, pastaj do të ketë një pauzë pesë minutave para se të nisë pjesa e dytë.

Po ashtu, ndeshja e planifikuar mes Belgjikës dhe Rusisë do të luhet nga ora 21:00.

Kujtojmë se ndeshja Danimarkë – Finlandë, u ndërpre në minutën e 42’ pasi mesfushori i danezëve, Christian Eriksen ra në tokë pa ndjenja i cili tani është në gjendje stabile.