Ndeshja Çeki - Kosovë do të shfaqet në sheshin 'Zahir Pajaziti'

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se qytetarët mund ta ndjekin ndeshjen Çeki – Kosovë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Të enjtën, në sheshin Zahir Pajaziti të gjithë në përkrahje të Kosovës. Ska nevojë për bileta. Çeki – Kosovë 20:45. Fitorja na e mundëson rastin historik me Anglinë. Besa besëëëëë…”, thuhet në postimin e kryetarit Ahmeti në Facebook.

Kosova do të jetë mysafire e Çekisë në stadiumin e Plezen, më 14 nëntor, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Dje është kumtuar lajmi që sulmuesi Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Pas ndeshjes me rëndësi të madhe ndaj Çekisë, Kosova e pret Anglinë në “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor.

Kosova gjendet në grupin A me 11 pikë, dhe radhitet e treta në tabelë pas Anglisë, e cila si lidere ka grumbulluar 15 pikë, dhe Çekisë e cila ka 12 pikë, një më shumë se Kosova.