Ndërpritet futbolli në Mal të Zi

Është ndërprerë kampionati i futbollit në Mal të Zi, pas përhapjes së madhe të coronavirusit në këtë vend.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit në Mal të Zi, ka marrë vendim gjatë ditës së sotme që të ndërpritet futbolli në të gjitha garat në këtë shtet.

Rezultatet e deri tanishme që janë arritur nga klubet e futbollit do të vlerësohen si finale.

Buducnosti i Podgoricës do të shpallët kampion i Superligës së Malit të Zi, me 73 pikë, me 18 pikë më shumë se Sutjeska, gjashtë xhiro pa mbaruar kampionati për sezonin 2019/2021.

Kampionati në Mal të Zi kishte rifilluar dhe është zhvilluar deri më 30 qershor të këtij viti, por pas shtimit të rasteve me coronavirus është ndërprerë përfundimisht futbolli në këtë vend.