Donald Trump Jr

Twitter kufizon përkohësisht llogarinë e djalit të Donald Trump

Twitter ka kufizuar disa funksionalitete në llogarinë e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Siç shkruan CNN, kjo ka ndodhur për shkak se ai ka bërë një ‘tweet’ në një video që ra ndesh me politikat e kompanisë për dezinformimin e COVD-19.

Në muajin maj të këtij viti kompania ‘Twitter’ pati një tjetër mosmarrëveshje me Donald Trump, të cilit ia kishte fshehur një postim, duke thënë se shkel rregullat pasi “madhëron dhunën”.

Postimi nuk është fshirë, por është mbuluar me një paralajmërim dhe mund të shihet duke klikuar mbi të.

Paralajmërimi thotë se “Twitter” ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që postimi të mbetet i dukshëm.