Tottenhami po e mposht Manchester Unitedin me golin e Sonit (VIDEO)

Tottenhami e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, ndaj Manchester Unitedit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë.

Unitedi kaloi në epërsi në minutën e 34’ me Edison Cavanin, por goli iu anulua pasi McTominay kishte shkaktuar faull ndaj Sonit.

Heung-Min Son shënoi për 1-0 në minutën e 40’ pas asistimit të Lucas Mourës.